Britania e Madhe, thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë

by

Britania bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë, të kidnapuar në veri të Kosovës. Qeveria britanike i referohet si “arrestim”.

Qeveria britanike u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për përmbajtje maksimale si dhe të evitojnë masat e një aneshme. Me një reagim kanë apeluar te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që kryetarët e katër komunave veriore të ushtrojnë detyrën nga objekte alternative dhe të largohet njësiti special i Policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri.

banner

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të arrestuar më 14 qershor. I Bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen maksimalisht, të evitojnë masat e njëanshme dhe të marrin veprime të menjëhershme për shtensionim. Ne i përsërisim thirrjet ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë detyrat e tyre nga lokacione alternative jashtë objekteve të komunave dhe që njësitet speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave. Zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë në ato zgjedhje. Ne presim që Kosova dhe Serbia të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillohet pa vonesa të mëtutjeshme, me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në reagimin Qeverisë britanike.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy