Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se gjendja e shkaktuar pas reshjeve të shiut në këtë qytet, është përkeqësuar.
Në një postim në Facebook, pas mesnatës Bulliqi ka shkruar se po punojnë me të gjitha kapacitetet për tejkalimin e kësaj situate.
“Jemi në terren për të përcjell nga afër situatën e cila orëve të fundit është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut. Po punojmë me të gjitha kapacitetet bashkë me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës si dhe kompanitë e kontraktuara për tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar ai.
I pari i Podujevës ka apeluar qytetarët e kësaj komune që të bashkëpunojnë me institucionet.