Dita e ndeshjes – Kosova pret Rumaninë në “Fadil Vokrri”

by informim

Sot (e premte), Përfaqësuesja e Kosovës zhvillohet në Prishtinë ndeshjen ndaj Rumanisë, të vlefshme për Grupin I në kualifikueset për Euro 2024.

Dardanët janë nikoqir të rumunëve në takimin e tretë kualifikuese të grupeve, takim që pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Alain Giresse vjen në këtë ndeshje pas dy barazime në dy ndeshjet e para dhe synon të shijojë fitoren e parë në këto kualifikuese.
Në anën tjetër, mysafirët kanë dy fitore në dy ndeshjet e para dhe kanë udhëtuar në Prishtinë për rezultat pozitiv.

Në këtë ndeshje, Kosova do të ketë mungesën e Elbasan Rashanit të lënduar, ndërsa ende në dyshim është edhe Edon Zhegrova.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy