Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila sot publikoi në llogarinë e saj në Instagram një karikaturë e cila e kritikon KFOR-in për reagimin, lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia.
Pacolli e ka cilësuar këtë si “të neveritshme, primitive dhe një përpjekje për të poshtëruar vlerat thelbësore të kombit tone”,
“Kjo shprehje frustruese në media e Albulena Haxhiut ndaj Kfor-it. është e neveritshme, primitive dhe një përpjekje për të poshtëruar vlerat thelbësore të kombit tonë, për mirënjohje të përjetshme për ata që sollën pavarësinë e Kosovës dhe ata që po kujdesen për sigurinë tonë qe 24 vjet e kendej.
A është ky nderimi juaj për trupat e Kfor.it zonjë??”, ka shkruar Pacolli.