Giresse kësaj radhe ia lë fajin fushës së vështirë pasi Kosova nuk arrin fitore

by informim

Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në “Fadil Vokrri” përballë Rumanisë duke komplikuar rrugëtimin drejt Euro 2024.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi Alain Giresse, theksoi se terreni i rënduar prej shiut në ndikoi që lojtarët e tij të mos finalizonin siç duhej aksionet.

“Terreni dhe fati ndikoi, në momentet e fundit mund të bënim më mirë. Por, terreni mbetet faktor kryesor në shkakun pse nuk gjetëm golin”.

“Në fundin e lojës, Muriqi shpërdoroi edhe Rashica pati raste”.

“Nuk jam i sigurt nëse i kemi pasur pesë barazime radhazi, ka edhe lojtarë të tjerë që na shërbejnë, por ata po zgjedhin kombëtare të tjera”.

“A i kemi humbur shpresat e kualifikimit? Përderisa na lejon matematika, ka gjithmonë një shans dhe nuk dorëzohemi”, ka thënë Giresse.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy