Gjykata e Kralevës i dënon me paraburgim policët e rrëmbyer të Kosovës

by informim

Siq raportohet nga mediet e ndryshme, Gjykata serbe ka marrë sot vendim për t’i lënë në burg 3 policët e Kosovës të cilët u rrëmbyen në Veri.

Pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në pjesën qendrore të Serbisë, Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë të Serbisë mori vendimin që policët e Kosovës të mbahen në burgim. Ende nuk dihet afati i paraburgimit të caktuar nga gjykata.

banner

Mësohet se organet kompetente në Serbi i akuzojnë policët e Kosovës për veprën penale “Prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse”.

Qeveria e Kosovës nga ana tjetër deklaron se bazuar mbi prova se policët nuk janë arrestuar në territorin e Serbisë, por ata janë rrrëmbyer brenda kufijëve të Kosovës.

Tre policët u morën të premten në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy