52
Një person është kërcënuar me armë zjarri dje në vendin e tij të punës.Rasti ka ndodhur në Deçan.G. Haskaj është kërcënuar me armë nga S. Panxhaj, teksa ishte duke punuar.
Ai ka deklaruar në polici se i dyshuari i thoshte se do ta vrasë.Bashkë me një dëshmitar, viktima ka arritur që t’ia heqë nga dora armën të dyshuarit, me ç’rast viktima ka pësuar lëndim në dorë.
Një armë dhe dy fishekë janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, pas daljes në vend të ngjarjes.
I dyshuari i këtij rasti është arrestuar në shtëpinë e tij dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.