Një grua bie nga Ura e Fshajt në Gjakovë, pamje nga vendi i ngjarjes

by informim

Sot në mengjes është raportuar se një grua ka rënë nga Ura e Fshajt në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj në ka thënë se të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

banner

Po ashtu është thënë se është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim.

Elezaj ka thënë se në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim. Në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës”, ka thënë ai për Paparacin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy