Pas ngritjes së flamurit në qendër të Pejës, u organizua seanca solemne për nderim të 24-vjetorit të çlirimit të Pejës, me pjesëmarrjen e drejtorëve, asambleistëve, përfaqësuesve të bashkësive fetare, udhëheqësve të institucioneve të ndryshme, kryetarëve të komunave të tjera të rajonit dhe mysafirë të tjerë të shumtë.
Aty u ndanë titujt e nderit, dekoratat dhe mirënjohjet për personalitete të ndryshme që kanë kontribuar për Pejën dhe qytetarët e saj.
Pas seancës, u bë inaugurimi i përmendoreve të Dëshmorëve të Kombit në Parkun “Karagaç” për të nderuar ata që ranë për liri: Skënder Çeku, Agim Qelaj, Bekim Berisha – Abeja dhe Xhemajl Fetahaj.
Në këtë aktivitet moren pjesë personalitete të shumta nga qeveria e Kosovës, figura politike, personalitete ushtarake nga Kosova dhe Shqipëria.