Protesta para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen pas reagimeve të Ramës për situatën në Kosovë

by informim

Një grup qytetarësh janë mbledhur përballë kryeministrisë pas tensioneve veri të Kosovës. Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

“Duam bashkimin e kombit”, “F**k traktati i Lozanës, Londrës dhe Berinit”, janë këto disa nga sloganet në protestë. Sakaq demonstruesit valvisin flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

banner

“Protesta ka për temë situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Shkak është bërë dhe qëndrimi i mbajtur nga qeveria shqiptare.

Arsyeja pse protestuesit po protestojë para Kryeministrisë është qëndrimi i mbajtur nga qeveria dhe deklaratat e saj. Këta protestues i kërkojë qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah Kosovës. Në rrjetet sociale shkruhet se nuk duhet të ishte anuluar mbledhja e dy qeverive, pavarësisht arsyeve. Tjetër faktor është vendosja e sanksioneve.

Protestuesit janë duke valëvitur flamujt e Kosovës, Shqipërisë, SHBA-ve dhe BE-së. Ata janë duke bërë thirrje për situatën në veri të Kosovës. Protestuesit kanë vendosur që gjatë qëndrimit para Kryeministrisë, do të vendosin muzikë dhe këngë patriote.

Nuk përjashtohet mundësia që edhe shqiptarë të Kosovës të jenë pjesë e protestës”, raportoi live për BalkanWeb, gazetari Osman Stafa.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy