Sonte luhet Kosovë – Rumani: Kualifikimet për Kampionatin Europian

by informim

Kosova do të përballet sonte me Rumaninë duke filluar në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja është në kuadër të Kampionatit Evropian, Grupi I Kualifikues.

Me 2 pikë në 2 përballjet e para kualifikuese qe i ka grumbulluar, Kosova ndodhet në vendin e tretë, ndërsa Rumania në vendin e dytë me 6 pikë nga dy ndeshjet e fituara.

banner

Lojtarët e thirrur nga trajneri Alain Giresse kanë mbyllur përgatitjet, ndërsa janë të gjithë në dispozicion për ndeshjen ndaj Rumanisë, përvec dyshes Rashani dhe Zhegrova.

Besohet se ekipi i Kosovës do të renditet me 4-3-3 me Arianet Muric në portë, katërshja mbrojtëse Rrahmani, Aliti, Paqarada dhe Vojvoda, mesfushorët Celina, Fazliji dhe Dreseviq dhe në sulm me Muriqin, Muslia dhe Rashicen.

Përballja e tretë e dardanëve është pritur me shumë interes, ndërsa burimet bëjnë me dije se janë shituar më tepër se 14 mijë bileta.

Shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ do të jenë plot e përplot, ndërsa lojtarët kanë detyrën të rrëmbejnë tre pikët. Në të njëjtin grup luhen dhe dy përballjet e tjera, Andorra-Zvicër dhe Bjellorusi-Izrael.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy