Sulmi ndaj medieve në Leposaviq, pëson lëndime trupore Qendresa Sinani

by informim

Qendresa Sinani – gazetare në Klan Kosova, është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa po raportonte nga Komuna e Leposaviqit.

Sinani ka qenë në turmën e medieve që është gjuajtur me gurë nga protestuesit e maskuar, dhe ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë.

banner

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur tejet i shqetësuar me sulmet fizike kundër gazetarëve që kanë ndodhur sot në komunën e Leposaviqit dhe u ka bërë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike.

“AGK-ja, njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës, që t’i sjellë para drejtësisë sa më parë që është e mundur sulmuesit e kolegëve tanë”, thuhet në fund.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy