Gazeta prestigjioze gjermane “Frakfurter Allgemeine Zeitung”, një artikull të publikuar sot, të autorëve Tomas Gutschker dhe Michael Martens, ia kanë kushtuar acarimit të raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian,
“Nuk ka më miq?”, është titulli i këtij shkrimi të FAZ i shoqëruar me fotografinë e presidentes Vjosa Osmani, në të cilën vihet në pikëpyetje raporti i Kosovës me aleatët, SHBA-në dhe BE-në.
Në këtë artikull thuhet që nga viti 1999 kur NATO ka bombarduar Jugosllavinë, Perëndimorët pothuajse gjithmonë ka mbajtur anën e Kosovës, megjithatë në artikull thuhet se për momentin, jo vetëm që janë tensionuar raportet me SHBA-në, por edhe me Bashkimin Evropian.
Shkrimi i FAZ tutje tregon për rrjedhën historike të ngjarjeve që nga viti 1999 e deri tek shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Në artikull thuhet se pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovë në vitin 2008 s’do të kishte shanse për të pasur sukses,
“Pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 nuk do të kishte asnjë shans për sukses”, thuhet në artikullin e FAZ,
Sot në FAZ është publikuar edhe një analizë e redaktorit të politikës Reihnhard Veser, duke thënë se kryeministri Albin Kurti me kokëfortësinë e tij po e dëmton Kosovën.
“Albin Kurti tani për tani e ka hedhur poshtë mbështetjen perëndimore për Kosovën. Ai nuk arriti të kuptonte rëndësinë e qetësisë në Ballkan për Perëndimin përballë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në analizën e Veser.