Çifti që u bë i njohur në edicionin e parë të Big Brother Vip Albania, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë vendosur tashmë se ku do të jetojne sëbashku me djalin e tyre.
Do të jetojnë në Prishtinë. Në një intervistë për emisionin “1 Natë”, Dagz ka treguar se do të zhvendosen në Kosovë, pasi Einxhelit i pëlqen më shumë aty, aq sa do ta vazhdojë atje dhe karrierën e saj. “Mua më pëlqen më shumë Tirana, Einxhelit i pëlqen Kosova. Prej një viti e disa muajsh që jemi bashkë udhetoj kryesisht unë ose ajo. Por nga muaji tjetër jemi në Kosovë përfundimisht. Einxhelit i pëlqen këtu edhe punën mendon ta vazhdojë në Kosovë”, ka thënë Dagz.