Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi.
IHK bën të ditur se do të ketë edhe shkarkime rrufesh, ndërkaq temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit.
IHK thekson se një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor.
Ditë më parë, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha për Telegrafin se nga java e ardhshme pritet të ketë edhe rritje të lehtë të temperaturave.
“Do të ketë rritje të temperaturave, rritje e lehtë. Të shtunën dhe dielën mesdita do të jetë 1 apo 2 gradë më ulët, pastaj java tjetër do të ketë sërish rritje të temperaturave, por që vranësirat mbesin prezent dhe për shumë ditë. D.m.th. deri më 18 qershor nuk parashihet ndonjë ndryshim rrënjësor, përveç që temperaturat do të kenë rritje të lehtë”, theksoi ai.