A duhet të ketë frikë Maqedonia e Veriut për sigurinë e saj, për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës?

by informim

Kanë kaluar disa muaj që kur në Veriun e Kosovës nuk ka qetësi afatgjate. Protesta, bllokadat, incidentet janën bë pëprditshmëri në këtë pjesë të Kosovës. Herë qetësohen, e herë esklaojnë më tepër, por tensionet janë prezente në vazhdimësi.

Pikën e kulmit këto tensione e kanë arritur me rrëmbimin e tre policëve kosovarë nga policia serbe dhe me moslirimin ende të tyre edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme që vijnë nga të gjitha anët. Ky incident, si asnjë tjetër më parë ka shtuar frikën dhe rrezikun për fillimin e një cikli të dhunës, që mund të sjellë deri te përplasje mes dy vendeve, shkruan Zhurnal

banner

Serbia bëri “agresion”, a mund të përgjigjet Kosova me mjete ushtarake?

Krerët më të lartë të Kosovës e kanë përdorë fjalën “agresion” për të përshkruar veprimin e Serbisë duke rrëmbyer tre policët kosovarë. Kryeministri Kurti këtë term e përdori edhe në raportimin e tij para Kuvendit, duke paralajmëruar edhe përgjigje me “rend dhe ligj”, diçka që strukturat serbe në Veri të Kosovës po e marin si provokimin më të madh dhe po përgjigjen me dhunë. Në këtë veprim të tyre, si duket kanë edhe përkrahjen e hapur të Serbisë, për çka flet pikërisht arrestimi i tre policëve kosovarë, shkruan Zhurnal.

“Një akt i tillë nga ana e Serbisë është agresion ndaj Kosovës dhe KFOR-it. Dy prej tyre kishin edhe probleme shëndetësore. Efektivët nuk kanë qenë pjesë e njësive elitë siç po përpiqet t’i paraqesë Serbia. Fakti që ndërkombëtarët po mobilizohen për lirimin e tyre, tregon se të gjithë e dinë që rrëmbimi është kryer në territorin tonë, ndryshe askush nuk do të fliste për lirimin e tyre. Ky është agresion ndaj republikës sonë dhe KFOR-it.
Hakmarrjeve të tilla do i përgjigjemi me rend e ligj”, ka thënë në fjalën e tij Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka as kthim pas e as nënshtrim”, ka shtuar ai, duke përdorë fjalor që tregon gatishmëri për përdorim të gjitha masave dhe mjeteve të mundshme.

Përafërsisht me të njëjtëin ton ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani duke theksuar poashtu se ky është agresion nga ana e Serbisë, e dukes shtuar se ky akt tregon që Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për destabilzim.

‘Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë. Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima.

Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit.

Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht! Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë!’- tha Osmani ditën e parë të rrëmbimit të policëve kosovarë.

Përdorimi i fjalës “agresion” nga udhëheqësit e një shteti, për të përshkruar veprimin e një shteti tjetër fqinj, përmban në vete kuptimin për reagim në përgjigje të agresionit. Kurse ndaj agresionit nuk reagohet as me lule, e as me duartrokitje, por me metoda tjera, duke përfshi iedhe ato ushtarake. Krejt kjo tregon seriozitetin e situates, e cila mund të dalë jashtë kontrollit nëse mugon një reagim dhe ndërmjetësim më i shpejtë nga forcat e vendosjes, shkruan Zhurnal.

Nuk ka panik në Maqedoninë e Veriut

Në kohën kur Maqedonia e Veriut nuk ishte anëtare e NATO-s, çdo zhvillim i këtillë në Veri të Kosovës përcillen me rritje sër paku për një shkallë të nivelit të sigurisë, por kishte edhe raste kur thirrej Këshilli i Sigurisë për të shqyrtuar situatën e krijuar. Frika ishte shumë më e madhe, e kjo vërehej edhe në prezencë më të madhe të automjeteve të blinduara të policisë kufitare në pjesët afër kufirit. Tani që Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe situata ka ndryshuar. Tani vërehet përparësia e të qenurit pjesë e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, ashtu siç u vërejt edhe në fillim të agresionit rus në Ukrainë. Tani shihet se provokimet dhe incidentet që shkaktojnë serbët e Kosovës dhe Serbia si shtet, nuk kanë mundësi të rrezikojnë dhe destabilizojnë Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal. Kjo i bën shqiptarët e Maqedonisë edhe më komod në veprimin dhe kontribuimin e tyre në favor të paqes në Kosovë, pa pasur frikë se çfardo incidente atje mund të prekin vendin tonë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy