Kurti falënderon Khalid Al Falih për përkrahjen e parezervë të Arabisë

by informim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al Falih, i cili qëndroi në vizitë njëditore zyrtare në Kosovë, i shoqëruar nga ambasadori Faisal Ghazi Hifzi dhe përfaqësuesi i Fondit Saudit për Zhvillim, Sulltan AlMarshad.

Përmes një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës, bëhet e ditur se kryeministri Kurti e ka falënderuar ministrin saudit për përkrahjen e parezervë të Arabisë Saudite përgjatë gjithë këtyre viteve të shtetit të Kosovës.

banner

Ai dhe ministri Al Falih u shprehën të kënaqur për marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Ata folën për potencialin dhe mundësitë për thellimin e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Ky ishte takimi i dytë i sivjetmë i kryeministrit Kurti dhe ministrit saudit të Investimeve, Khalid Al Falih.​

Ndryshe, në takim, përkrah kryeministrit Kurti ishin ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy