Maliqi: Mbrojtësit e moralit të revolucionit – kanë hapur gjyq publik ndaj mediave

by informim

Opinionisti Agon Maliqi ka bërë një krahasim mes funksionimit të mediave në skenën politike të viteve 90-ta dhe asaj të tanishme.

Ai duke drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti tha se sistemeve të këtilla siç e quajti regjim iu vjen fundi bujshëm.

“Në vitet 90, në ato pak media që ekzistonin, euforia e LDK-së si lëvizje popullore e prodhoi një kastë intelektualësh arrogantë dhe disciplinues që e mbronin Rugovën si hyjni dhe shpallnin tradhëtarë në të gjitha anët. Askush nuk kishte të drejtë të fliste sepse LDK-ja i kishte fituar 90%. “Historia fillon me ne!”

“U desh të dilte UÇK-ja që të dilte në sipërfaqe akumulimi i ndrydhur i frustrimeve nga politika skajshmërisht pacifiste së cilës i kishte skaduar afati. Historia më pas u bë dikush tjetër. Me dhunë.”

Maliqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, mes tjerash ka komentuar edhe vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

“Tani është viti 2023 dhe jemi pranë riinterpretimit të tretë hegjemonik dhe revolucionar të historisë brenda jetës sime. Dhe regjimi i ri nuk ka mësuar asgjë nga paraardhësit. Intelektualët e vet arrogantë dhe disciplinues – apostujt e prijësit shpirtëror dhe mbrojtësit e moralit të revolucionit – kanë hapur gjyq publik ku japin certifikata integriteti dhe e delegjitimojmë dhe intimidojnë çdo zë bie ndesh me dogmën zyrtare”.

“Duartokiten në masë nga turma e dehur në delir sovranist që i gëzohet mbylljes së mediave. Kritika që u vjen gjithsesi duhet të jetë nga rrymat e së kaluarës ku gjithçka ishte e errët. Përveçse është serbe është edhe kriminale. “Historia fillon me ne!” E nëse historia na ka mësuar diçka, atëherë na ka mësuar se fundi i regjimeve të tilla arrogante ndoshta vonohet gjatë – por kur vjen, vjen bujshëm!”, ka shkruar Maliqi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy