Tragjedia në lumin Lepenc/ Abdixhiku shpreh ngushëllime për familjet Pacolli dhe Visoka

by informim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ngushëllon familjet Pacolli dhe Visoka me rastin e aksidentit tragjik në lumin Lepenc.

“Rasti tragjik në lumin Lepenc na tronditi të gjithëve. Në këto çaste të rënda në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, si dhe shërim sa më të shpejtë dhe të plotë Shkëlqimit i cili mbijetoi nga ky aksident i rëndë”.

banner

Abdixhiku ka falënderuar FSK-në dhe Policinë e Kosovës për vullnetarizmin në kërkim-shpëtim

“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, të gjitha ekipeve të shpëtimit nga Maqedonia e Veriut si dhe Republikës tonë dhe të gjithë vullnetarëve të cilët nuk u ndalën së punuari deri në gjetjen e trupave”, thuhet në mesazhin ngushëllues.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy