Vuçiq: Ndërkombëtarët po na thonë “Kosova është shtet sovran, s’mund të bëjmë asgjë”

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në vështirësi në raport me marrëdhëniet me ndërkombëtarët, por presidenti serb, Aleksandar Vuçiq beson se fuqitë perëndimore i lejojnë atij gjithçka.

Vuçiq tha në një konferencë për media se “kundër Serbisë po zhvillohet një luftë hibride”, duke e akuzuar Perëndimin.

banner

“Këtu vijmë te vendimi thelbësor i vendeve perëndimore, për të cilin duhet të jemi të vetëdijshëm. Ata lejojnë pushkatimin e serbëve, keqtrajtimin dhe bullizmin e serbëve. Dhe Kurtit i lejohet gjithçka”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se ndërkombëtarët i thonë atij se Kosova “është shtet sovran” dhe se nuk mund ta ndalojnë.

“Sido që të bëjmë, sado të mirë dhe konstruktivë të jemi, përpiqemi ta përmirësojmë pozicionin, të gjejmë zgjidhje, në thelb nuk do të na ndihmojë kurrë. Jo për asgjë. Për asgjë. Në fund, ata gjithmonë do të na thonë ‘epo nuk mund ta ndalojmë, është shteti sovran i Kosovës, nuk mund t’i ndalim veprimet e tyre’. Pra, pse jeni atje?”, tha Vuçiq.

“Ai provokon, do konflikt, do luftë me çdo kusht”, tha ai, duke folur për Kurtin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy