Blinkeni në Kinë: Kemi hapa pozitivë drejt normalizimit, s’e mbështesim pavarësinë e Tajvanit

by informim

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, deklaroi se ditëve të fundit është bërë një hap pozitiv drejt relaksimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kinës, pasi sipas tij, raportet ishin “në një pikë paqëndrueshmërie”, raportoi CNN.

Në vizitën që bëri në Kinë të hënën, Blinken u shpreh se palët janë të vetëdijshme që është nevoja për ta stabilizuar situatën e raporteve, ndërsa theksoi se përparimi është i vështirë.

“Përparimi është i vështirë, s’është produkt i një udhëtimi. Ky është një angazhim i rëndësishëm, një politikë e rëndësishme dhe ne nuk kemi parë asgjë tani për ta kundërshtuar atë”, tha ai.

Por, Blinkeni shtoi se SHBA-ja mbetet e shqetësuar “për kompanitë private në Kinë që mund të ofrojnë ndihmë, në disa raste të pozicionuara qartë në rritjen e kapacitetet ushtarak rus në Ukrainë”.

“Faktet thjesht e mohojnë atë propozim”, tha ai, duke përmendur rritjen e tregtisë që është “thellësisht në interesat tona”.

Blinkeni përsëriti deklarimet e SHBA-së se nuk ka ndryshuar qasja nda Tajvanit dhe se “ka vetëm një qeveri kineze”.

“Kjo politikë nuk ka ndryshuar. Ne nuk e mbështesim pavarësinë e Tajvanit”, tha ai, duke shpjeguar se SHBA-ja nuk e dëshiron ndërrimin e status-quos.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy