Bregdeti shqiptar i Jonit, më i preferuari nga italianët këtë verë

by

Shqipëria është kthyer në destinacionin më të preferuar të italianëve për pushimet verore jashtë vendit të tyre. Lajmi është bërë i ditur nga një prej televizioneve më të mëdha të shtetit mik, Italisë. Në pyetjen se cilat janë destinacionet e huaja më të preferuara për verën e 2023, televizioni La7 ka zbuluar se në destinacionet më të kërkuara nga italianët për verën e 2023-shit në vend të parë ndodhet një qytet shqiptar, Ksamili.

Sipas një renditjeje të hartuar nga Airbnb, bazuar në prenotimet që janë bërë deri më tani, për italianët do të jenë kryesisht pushime në plazh. Këtë vit, 2 shtete dominojnë në pozitat e para të renditjes: Shqipëria dhe Spanja. Shqipëria fitoi vendin e parë në renditje, me qytetin e Ksamilit dhe dy pozicione të tjera me Saranden dhe Vloren.

banner

Në vend të kësaj, Spanja ka 4 destinacione në top 10: Benidorm, Magaluf, Playa Blanca dhe Palma, shkruan La 7. Lajmi është shpërndarë edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama i cili e quan këtë fakt si të pamendueshëm deri disa vite më parë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy