Banka Qendrore Evropiane (BQE) duhet të vazhdojë të rrisë normat për të ulur inflacionin në Eurozonë, me qëllim që ndihmoj dhe rregulloj situatën e politikës fiskale.
Kështu ka theksuar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) duke shtuar se qeveritë e BE-së duhet të pajtohen për reformën që rregullon borxhin e bllokut.
“Politika monetare, duhet të vazhdojë të shtrëngohet, për të ulur inflacionin në përputhje me objektivin e BE-së, në kohën e duhur”, tha FMN në një raport, të cilin ua prezantoi ministrave të financave të Eurozonës dhe BQE-së.
BQE rriti kostot e huamarrjes, në nivelin më të lartë në 22 vjet dhe tha se inflacioni mbetet i lartë, por garantoi një lëvizje tjetër muajin e ardhshëm.
FMN-ja u bëri thirrje qeverive të Eurozonës, që të ndihmojnë BQE-në duke shkurtuar shpenzimet, sepse rritja ekonomike do të jetë modeste këtë vit dhe vitin e ardhshëm, pavarësisht shtrëngimit të kushteve financiare.
“Konsolidimi fiskal, duhet të vazhdojë për të lehtësuar presionet inflacioniste dhe për të rindërtuar hapësirën fiskale”, shtoi FMN-ja.
Po ashtu, FMN-ja u bëri thirrje qeverive të BE-së, të përfundojnë reformën, në vazhdim të rregullave fiskale të bllokut, të cilat u vendosën për të parandaluar huamarrjen e tepërt nga qeveritë.