Dy Ferrarit e Leclerc dhe Sainz në vendin e katërt dhe të pestë. Holandezi, i cili barazohet me Ayrton Senën me 41 fitore: “Jam shumë i lumtur. Fitimi i GP-së së 100-të për ekipin është diçka e pabesueshme”
Red Bull i Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1. Në podium së bashku me kampionin e botës janë Fernando Alonso në Aston Martin, i dyti me një diferencë prej 9″570 dhe Lewis Hamilton në Mercedes, i treti me 14″168. Vendi i katërt për Ferrarin e Charles Leclerc përpara shokut të skuadrës Carlos Sainz. I gjashti për Red Bull-in tjetër të Sergio Perez, i shtati Alexander Albon, i teti Ocon, me Alpin, i nënti Lance Stroll (Aston Martin) që mbizotëron në sprint me Bottas (Alfa Romeo).

Duke fituar Çmimin e Madh të Kanadasë, Verstappen barazohet me Ayrton Senna me 41 fitore. “Tani jam shumë i lumtur. Nuk ishte një garë edhe aq lineare, po rrëshqisnim shumë, por arritëm që gjithçka të funksiononte. Fitimi i GP-së së 100-të për ekipin është diçka e pabesueshme”, komenton Max Verstappen në fund të garës. “Është fantastike, nuk e prisja kurrë që t’i arrija këto shifra në nivel personal, sot ishte një ditë e mrekullueshme”.