Hoti: Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit

by

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, vazhdon të ngrejë zërin për situatën ekonomike të krijuar në vend.

Hoti në një postim në rrjetet sociale e quan të dobët performancën e qeverise Kurti në ekonomi, ndërkohë që e shoqëron atë edhe me të disa të dhëna. “Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë.

banner

Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike.

Kjo është arsyeja që rritja ekonomike, matur në periudha tremujore, ka qenë me trend rënës nga tremujori i dytë i vitit 2021, që është koha kur kjo qeveri ka nisur punën”, ka shkruar Hoti. Ish-kryeministri i Kosovës i ka këshilluar dorëheqjen qeverisë aktuale pasi sipas tij “Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit”.

 

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/pfbid02t1td537ozZFa3LiPfPWdqy5iaLESZbVxHfS9LeCcehMziTdnYUD6jaAtdxXHosRol?__cft__[0]=AZXITKhwubiVJrVm7LP4XT7toapOWvul6rfkp5xTwK-iY7Qt2uIR6B0AWYBV8YuJ4JAEEJC_E2awwNRbsl6dIKLCxFBXw-nsjIrZdSoL8NZLsL1Fufay_bnjurbII6PVIN8kZHdTLW2H512MFHmMHTLZxn4bRWusBG7BFYRGJWGHJS1O0Xq7Ogcn5k68y-mgLaw&__tn__=%2CO%2CP-R
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy