Katër televizione të mëdha, RTV Dukagjini, T7, RTV 21 dhe Kanal 10 janë solidarizuar me Klan Kosovën, pasi Ministria e Tregtisë vendosi që këtij mediumi t’ia pezullonte certifikatën e biznesit.
Forma me të cilën janë solidarizuar këto televizione është duke vendosur në ekren për 5 minuta moton “Demokracia vdes në errësirë“.
Për këtë ka treguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
“Në shenjë solidarizimi me kolegët e Klan Kosova, pas vendimit të MINT për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi, disa nga mediet kryesore në vend: RTV Dukagjini, T7, RTV21, Kanal10, sonte në orën 20:00, kanë vendosur për pesë minuta në ekranet e tyre moton “Demokracia vdes në errësirë! #betejaemedias”.