Paralajmërimi i Ramës për Serbinë, Spahiu: Kësaj radhe adresimi është i duhur (VIDEO)

by informim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar Serbinë se nëse nuk lirohen tre policët e kidnapuar, këtë javë, do të bëjë hapa prapa në marrëdhëniet bilaterale.

E në lidhje me këtë, Avni Spahiu, ish-ambasador në ShBA, i ftuar në “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se kësaj radhe adresimi është i duhur.

banner

Ai gjithashtu u shpreh se fajtori kryesor për gjendjen në veri, sipas tij, është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kësaj radhe adresimi është i duhur, sepse gjatë tërë kësaj kohe, fajtori kryesor për situatën në veri, por edhe për klimën e përgjithshme që përshkon tërë këtë komunikim ndërkombëtarë, Kosovë-Serbi e të tjera, është pikërisht presidenti i Serbisë, Vuçiq”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy