“Po shkelet statuti, por vendos shumica”, Bardhi: Po veprohet sipas interesit personal

by informim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thirru një mbledhje ditën e sotme, një ditë para se të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar mbi datën 29 korrik, kur dhe pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të partisë.

Në përfundim të mbledhjes Bardhi u shpreh për mediat se me zgjedhjet për kreun e partisë demokratike, po shkelet statute por në fund theksoi ai është shumica që vendos.

banner

“Në fund të fundit një opzoitë e dobët i shërben Ramës. Propozuam një plaftormë për bashkimin dhe jo ndarjes, një pjesë e rrëzoi platformën nga baza në qendër, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kreut Vendimiet e marra tregojnë nxitim dhe nuk e zgjidhin situatën në parti. Si sekretar i përgjithshëm i PD, kam detyrimin t’i nënshtrohem kolegëve në kryesi. Kemi detyrim t’i bëjmë publike aktet në shkelje të statutit. Këmbëngulja për të zbatuar disa rregulla nuk I shërbejnë askujt, as  atyre që mendojnë se nxitimi për të zgjedhur kryetarin është shpëtim i PD. Po veprohet sipas interesit personal dhe jo sipas interesit të demokratëve“, u shpreh Bardhi.

Kujtojmë se në mbledhje kanë qenë 12 deputetë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy