Qytetari nga Deçani thotë se Policia dhe KFOR-i ia kanë larguar panot e vendosura me logon e UÇK-së dhe NATO-s

by informim

Kastriot Hulaj, qytetar nga Komuna e Deçanit, ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe KFOR-i ia kanë larguar pasditen e së hënës panot të cilat ishin pronë e tij, e në të cilat ishte logoja e UÇK-së dhe NATO-s.

Sipas tij, panot kanë qenë aty tash e disa muaj por janë larguar në ditën kur ai e kishte vendosur logon e UÇK-së.

banner

Ai gjithashtu ka thënë se ky veprim i Policisë dhe KFOR-it është bërë pa asnjë arsyetim dhe me masa të rrepta.

“Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it Italian dhe pa asnjë dokument apo vendim për rrënim, pasditen e sotme më janë rrënuar panot të cilat ishin pronë e imja. Çudia e gjithë kësaj pune është se pse u desht të rrënohen bash sot, kur në të i vendosa këto tri shkronja UÇK sepse panot ishin aty tash e disa muaj”, ka shkruar Hulaj në Facebook.

Ai ka paralajmëruar se rastin do ta inicioj në organet kompetente.

“Me këtë rast unë do të inicioj si rast dhe sigurisht do të merret prokuroria dhe gjykata! Gjithsesi, qytetarë të Deçanit e ju ish-ushtarë të vërtetë të UÇK-së mos u mërzitni sepse ditëve në vijim do ta mbushim gjithandej Deçanin po më këto shkronja e po më këtë logo”, ka shkruar tutje qytetari.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy