Revoltohen shoferët serbë, bllokojnë rrugën për Serbi – bllokohen edhe automjetet nga Kosova

by informim

Drejtuesit e kamionëve serbë, të cilët nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallrave serbe, janë revoltuar.

Merr vesh nga burimet se ata kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë, kanë bllokuar rrugën magjistrale, pas pikës kufitare të Jarinjes, në vendin e quajtur Rudarë.

Ata nuk po e lejojnë qarkullimin e automjeteve që shkojnë nga Kosova drejt Serbisë.

Ky reagim i serbëve vjen për shkak të situatës të tensionuar në Veri të Kosovës, që çoi në kidnapimin e tre policëve nga Kosova nga forcat serbe, e më pas në vendimin e Kosovës për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy