70 urdhër-arreste në kampin e MEK në Durrës, si ndodhi përplasja mes muxhahedinëve dhe policisë

by informim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me kontrollet e ushtruara nga policia në kampin e muxhahedinëve sot në Manzë.

Operacioni drejtohet nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Mësohet se gjatë këtij aksioni policor ka pasur edhe përplasje të ashpra mes policisë dhe anëtarëve të opozitës iraniane.

MEK ka raportuar edhe për një person të vrarë, ndërkohë që kjo është mohuar nga policia, ndërsa thuhet se disa persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve anëtarët e kampit kanë bërë rezistencë kur policia ka mësuar për kontrolle në këtë qendër, në kuadër të një aksioni kundër sulmeve kibernetike.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy