Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiperim Arifi është përplasur me analistin, Sadri Ramabaja, gjatë emisionit Pressing të T7.
Ata vazhdimisht e kanë akuzuar njëri tjetrin, por ndër akuzat më të shpeshta ishin për “përfshirje me UDB”.
Ramabaja e akuzoi Arifin për një takim me Aleksandër Vulinin.
“Çfarë pune ke ti me shefin e shërbimit sekret serb”, i tha Ramabaja.
Më pas, Arifi ia ktheu Ramabajës me të njëjtën akuzë.
“100 veta po më shkruajnë në telefon se ti je i BIA-së, por edhe i UDB”, i tha Arifi.
Më pas debati i ashpër u kthye ku u nis, tek çështja e shamisë të cilën e bartë gruaja e Arifit.
“Zotëri a ka pasur nëna jote shami”, i tha Arifi – Ramabajës.
“Qy çfarë krahasimi, po ti s’merr vesh në shqiptarizëm”, vazhdoi përplasje”.