Doli në video, zëvendësi i Gjicit sqaron “fatin” e tenderit të qenve! Zbardhet sherri në Këshill para skandalit

by informim

Në videon e plotë të skandalit seksual që ka përfshirë Safet Gjicin ka dalë një personazh i tretë që është nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili shkëmben kontaktet me Alma Kaçin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës që iu propozua ish kryebashkiakut nga vetë gruaja pas marrëdhënies seksuale në zyrë.

Në deklarimin e tij, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit, për planin e ndërtimit të qëndrës së sterilizimit.

Sipas tij, plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak dhe as miratuar një projekt-buxhet.

Ndërkohë mes personave që është kërkuar të meret në pyetje është dhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës.

Ditën e betimit të Safet Gjicit në Këshillin Bashkiak, mes Cengut dhe kryetarit të sapobetuar, ka pasur një përplasje verbale në prezencë të gjithë anëtarëve të tjerë të këshishillit.

Të dy palët kanë kërcënuar publikisht njëri-tjetrin me prezencën e dosjeve kompromentuese, ku Safet Gjici, i ka kujtuar Astrit Cungun se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast.

Ndërsa nga ana tjetër, Astrit Cengu, i ka kujtuar Gjicit se nuk kishte çfarë ti bënte pasi dhe 4 ditë ishte në krye të bashkisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy