Escobar e Lajcak njëzëri: Tre policët e Kosovës duhet të lirohen menjëherë

by informim

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se tre policët e Kosovës duhet të lirohen menjëherë nga Serbia.

Escobar ka thënë se edhe nëse janë rrëmbyer por edhe nëse kanë dalë gabimisht në territorin e Serbisë, tre policët s’kanë pasur synim që të jenë në territorin serb dhe prandaj duhet të kthehen menjëherë tek familjet e tyre, raporton Express.

banner

 “Duam ta shohim lirimin menjëherë. Edhe nëse janë kidnapuar, edhe nëse e kanë gjetur veten në Serbi gabimisht, ata s’kanë pasur qëllim që të jenë në territorin e Serbisë, prandaj duhet të kthehen tek familjet e tyre menjëherë”, ka thënë Escobar.

Lidhur me të njëjtën pyetje, Miroslav Lajcak ka thënë se ndan të njëjtin qëndrim me Escobar.

“Ndaj të njëjtin qëndrim”, ka thënë shkurt Escobar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy