Gazetarja austriake: Sanksionet e BE-së serioze, dëgjova se Kurtit iu anuluan disa takime

by informim

Gazetarja austriake Franziska Tschinderle ka bërë një status në të cilin ka treguar për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës në mënyrë më konkrete.

Të mërkurën e kaluar, zëdhënësi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e kishte konfirmuar se po merreshin masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të veprimeve të qeverisë së saj.

banner

Ai nuk ishte treguar megjithatë aq konkret duke folur për to.

Stano i kishte thënë këto fjalë në konferencën për shtyp:

“Pavarësisht thirrjeve tona, kryeministri Kurti ka dështuar të ndërmarrë hapa dhe aksione për të deeskaluar (situatën), plani i tij pesëpikësh dështon që të adresojë në mënyrë adekuate problemet që shkaktuan e që janë rrënjët e krizës… dhe për të cilat presim që t’i adresojë,”

Ai kishte folur për masa që do të kishin efekt të menjëhershëm.

“Bashkimi Evropian në linjë me 27 vende anëtare ka përgatitur propozime për masa me efekt të menjëhershëm.”

Ai përmendi se masat do të kishin pasoja financiare e politike.

Sot, gazetarja Franziska Tschinderle ka shkruar në lidhej me këtë çështje. Me anë të një postimi në Twitter, znj. Tschinderle nga gazeta Profil në Austri u shpreh si vijon:

“Sanksionet e BE-së kundër Kosovës po merren seriozisht me sa duket. Dëgjova se disa takime me Albin Kurtin janë anuluar, mes tyre edhe një takim me ministrin e jashtëm austriak Schallenberg në aeroportin e Vjenës.”

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Për anulim vizitash ishte folur edhe më herët nga disa medie të ndryshme ndërkombëtare. Kryediplomati evropian Josep Borrell, i cili ishte shprehur se megjithatë nuk do të anuloheshin takimet për dialogun Kosovë-Serbi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy