Haradinaj në Ditën Botërore të Refugjatëve: Shqiptarët e dinë më së miri këtë ndjenjë

by informim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën Botërore të Refugjatëve, më 20 qershor.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu.

banner

“Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik duke depërtuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe depërtimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës. Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu”, shkroi ai.

Kreu i AAK-së, ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në strehimin e familjeve shqiptare.

“Falënderues përjetësisht ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, shtoi më tej ai.

Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.

Të dhënat e fundit e Organizatës së Kombeve të bashkuara tregojnë se mbi 70 milionë njerëz kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të luftërave në mbarë botën.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy