Hoti: Lëvizjet e Osmanit dhe Kurtit pavarësisht se ishin të drejta i larguan serbët nga institucionet

by informim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur rreth situatës në veriun e vendit.

Ai tha se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në çdo vendim që po marrin po thellohen edhe më tutje në batakun ku kanë rënë.

banner

“Lëvizjet e tyre pavarësisht se ishin të drejta nga aspekti ligjor dhe kushtetues, lëvizje të cilat i shtynë përfaqësuesit politik të serbëve të largohen nga institucionet, veprimi për tabela, veprimi për të mbajtur zgjedhje, veprimi për t’i shtyrë zgjedhjet pastaj. për t’i mbajtur prapë zgjedhjet duke e ditur që në ditën e fundit, u tërhoq nga procesi zgjedhor edhe një kandidat i vetëm serb”, tha Hoti në Klan Kosova.

“Mbajtja e zgjedhjeve me 2-3 për qind, pastaj certifikimi i zgjedhjeve me 2-3 për qind. Mendoj që është gabim”, theksoi ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy