Hoti: Sikur të kishim vota sot do ta kishim rrëzuar Qeverinë Kurti

by informim

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse situata në vend vazhdon të tensionohet, atëherë qeveria aktuale duhet të japë dorëheqje.

“Ne po presim eventualisht që mos po merremi vesh disi për të shtensionuar situatën në veri… Janë bërë të qarta lista e sanksioneve me të cilat do të përballet Kosova dhe nëse situata shkon deri në atë nivel, nuk ka vend më për këtë qeveri këtu”, ka thënë Hoti në Rubikon, njofton Klankosova.tv

banner

Hoti tha se sikur t’i kishin votat do ta kishin rrëzuar që sot Qeverinë Kurti.

“Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim të gjitha veprimet që të mos lejojmë që kjo qeveri të vazhdojë tutje. Sikur të kishim vota sot do të ishte punë e kryer kjo”, ka shtuar ai.

Sipas Hotit, Kurti nuk e ka merituar prej ditës së parë që të qeverisë, për shkak të mënyrës se si e ka zhvilluar politikën deri tash.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy