Komuna e Vitisë pranon donacion nga UNMIK-u

by

Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se ka pranuar nje donacion nga misioni Unmik. Bëhet fjalë për një veturë

Në njoftimin e komunës së Vitisë thuhet se kryetari, Sokol Haliti, priti në takim znj. Caroline Ziadeh, shefe e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), e cila i dorëzoi çelësat e një veture që do të jetë donacion nga ky mision për këtë komunë. Kjo veturë është e dyta, pas asaj që i’u dhurua ditë më parë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

banner

“Me rastin e pranim dorëzimit të këtij donacioni, kryetari Haliti e ka falënderuar atë dhe misionin në fjalë për donacionin e dhënë, duke e çmuar lartë donacionin në fjalë. Ai gjithashtu e njoftoj znj. Ziadeh lidhur me zhvillimet e gjithmbarshme në Viti, në veçanti mbi projektet e realizuara por edhe planet për të ardhmen në interes të të gjithë qytetarëve të kësaj komunë pa dallim, duke shtuar se komuna e Vitisë është një komunë me një bashkëjetesë dhe harmoni në mes të komuniteteve kombëtare dhe fetare”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjeter, Znj. Ziadeh, çmoi lart angazhimin e institucioneve komunale të Vitisë, konkretisht në krijimin e klimës së mirë ndëretnike e ndërfetare në këtë komunë, duke përgëzuar kryetarin Haliti dhe ekipin e tij, për këtë përkushtim. Sidomos ajo përmendi gatishmërinë e Institucioneve komunale për investim në rivitalizim të objekteve shkollore multietnike, sikur ajo në Binqë, ku tha se Vitia është model i bashkëjetesës dhe bashkëpunimit të mirë të të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy