Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar në Twitter për tre policët e kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, brenda territorit të Kosovës.
Informatat për gjendjen e këtyre policëve Kurtit ia ka sjellur Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.
Ai i ka treguar Kurtit se policët kosovarë i kanë kidnapuar 15 forca serbe.
“Ambasadori Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ka folur veçmas me 3 policët e rrëmbyer nga Serbia dhe të burgosur në Kraljevë. Secila prej llogarive të tyre ishte identike: ata po hanin drekë së bashku në kur 15 burra të armatosur i rrëmbyen me forcë”, ka shkruar Kurti, të martën.
Tash e gjashtë ditë policët e kidnapuar kosovarë po vazhdojnë të mbahen në burgjet e Serbisë, për ta nuk ka informacion.
Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë nuk ka dhënë asnjë detaj, pos asaj që sipas tij “policët po hajnë rrush e ëmbëlsira si dhe po pinë coca cola”.
Bashkë ndërkombëtare i ka kërkuar presidentit destruktiv serb që të lirojë pa kushte policët kosovarë.
Një gjë e tillë nuk është duke ndodhur akoma.
https://twitter.com/albinkurti/status/1671218758000443394?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1671218758000443394%7Ctwgr%5E89eba24072423141967d80b5634e609423c3c451%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkurti-pas-vizites-se-jetishit-ne-burgun-e-kraleves-3-policet-me-rrefime-identike-u-kidnapuan-nga-15-forca-serbe%2F