Lajcak: Hapin e parë për deeskalim duhet ta bëjë Kosova

by informim

Miroslav Lajcak, ndërmjetësues i dialogut Kosovë – Serbi që e përfaqëson Bashkimin Evropian, ka thënë sot se hapin e parë për shtensionimin e situatës në veri, duhet ta bëjë Kosova.

Lajcak, në emër të BE-së, insiston se shtensionimi duhet të nisë nga largimi i kryetarëve të zgjedhur shqiptarë që u futën në fund të majit në objektet komunale të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

banner

“Hapi i parë duhet të bëhet nga Kosova, që do të thotë, t’u thuhet kryetarëve që të punojnë nga zyrat alternative. Pastaj, hapi tjetër duhet të vijë nga Serbia”, ka thënë Lajcak në një intervistë në “Atlantic Council”.

Ai tutje ka shtuar se nëse Serbia nuk bën detyrat pastaj, atëherë reagimi ndaj saj do të jetë i njëjtë si ndaj Kosovës.

Bashkë me Lajcakun, është përgjigjur edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar. Edhe ai e ka paraqitur kërkesën që kryetarët të dalin nga objektet komunale dhe të punojnë në zyra alternative.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy