Milloviq, i vetmi zyrtar i Listës Serbe që ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve

by informim

Në mesin e zyrtarëve të Listës Serbe, Dragisha Milloviq, ish-kryetari i Zveçanit, është i vetmi që ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve.

“Dua të them se ne jemi kundër çdo dhune dhe të gjithë së bashku duhet të dënojmë dhunën ndaj gazetarëve, KFOR-it dhe policisë, por edhe dhunën ndaj qytetarëve tanë, qytetarëve “të pafajshëm” që po arrestohen. Kemi edhe një mesazh për fqinjët tanë shqiptarë – jetuam, jetojmë edhe sot, shpresoj dhe dua të jetojmë krah për krah në paqe dhe t’i tregojmë botës se lumturia e një kombi nuk mund të ndërtohet mbi fatkeqësinë e një tjetri”, ka thënë dje Milloviq gjatë protestës në Mitrovicën e Veriut.

banner

Kujtojmë se gjatë raportimeve në veri të Kosovës kanë ndodhur 30 sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave. Më së shumti u sulmuan reporterët shqiptarë dhe pronat e mediave të tyre, veturat, kamerat…

Kërcënime, provokime, ofendime dhe komente nënçmuese janë dërguar edhe për mediat serbe që nuk janë në shërbim të regjimit serb. Gjatë raportimit nga Zveçani më 29 maj, është plagosur Dimitrije Mirkoviq, korrespondent i Tanjug nga Kosova, ndërsa kryeredaktorja e portalit KoSSev është kërcënuar për filmim dhe në disa raste persona të panjohur e kanë goditur telefonin e saj derisa ajo raportonte nga protesta e 16 qershorit nga Mitrovica Veriore.

Përveç shoqatave të gazetarëve dhe njoftimeve individuale nga sektori civil, Milloviq është i vetmi zyrtar i regjimit serb që dënoi sulmet ndaj gazetarëve./Paparaci

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy