Profesori i universitetit “St Cross College” në Oxford, James Petifer, ka thënë se politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan është konfuze dhe e ngatërruar,
Këtë deklaratë e ka bërë teksa ka komentuar një qëndrim kritik të publicistit Veton Surroi lidhur me një deklaratë t ëish-emisarit të SHBA-së, Richard Grenell.
Pettifer ka thënë se adminsitrata aktuale amerikane nuk është as më e mirë e as më e keqë se Administrata e Donald Trump. Ai gjithashtu thekson se deklarimet e Grenell janë dëshmi për pretendimet e tij lidhur problemet e politikës së jashtme amerikane në raport me Ballkanin.
“Dëshmi të mëtejshme për pretendimin tim – që shumë njerëz nuk e miratuan – se politika e jashtme e SHBA-së në Ballkan është në një gjendje konfuze dhe të ngatërruar dhe e ngopur me Jugonostalgji. Kjo administratë nuk është më e mirë, as më e keqe se ajo e Trump”, ka shkruar Pettifer.