Trajneri francez, Alain Giresse, më nuk është selektor i Përfaqësueses së Kosovës . Shkak humbja e Kosovës nga Bjellorusia në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Sipas Federatës, vendimi erdhi pas humbjes në ndeshjen e mbrëmshme kundër Bjellorusisë (1:2).
Njoftimi plote:
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2). Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”.