Ishte pothuajse e kryer që Steven Gerrard të marrë drejtimin e skuadrës arabe Al-Ettifaq.
Legjenda angleze tani në rolin e trajnerit kishte udhëtuar drejt Arabisë Saudite pasi kishte marrë një kontratë dhe e analizoi atë.
Por edhe pse pritej që ai të nënshkruante atë, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ish-trajneri i Glasgow Rangers e Aston Villës e refuzoi ofertën.
43-vjeçari ka folur për mediat angleze duke zbuluar arsyen pse qoi deri te refuzimi i kontratës, ku klubi arab kishte vendosur një kusht të çuditshëm.
Arabët kishin kërkuar që Gerrard të shkonte i vetëm në Arabi dhe ndihmësit të ishin vendas, duke mos ia lejuar legjendës së Liverpoolit të marrë me vete stafin e tij.
“Unë u ftova atje për të vlerësuar një ofertë, të cilën e bëra. E kam shqyrtuar gjatë ditëve të fundit, por siç janë gjërat tani kam vendosur të mos e pranoj”.
“Ata donin që të përfshija profesionistë arabë në stafin e trajnerëve dhe të mos punoja me ekipin tim”, deklaroi Gerrard që refuzoi një ofertë të majme nga Al-Ettifaq.
Mediet angleze kanë raportuar se Gerrard kërkoi të kishte në stafin e tij shtatë persona me kombësi angleze, por kjo gjë nuk u pranua nga klubi arab.