Skandali që zbuloi Hasani për dekanin Puka, ministrja e rektori heshtin – ORCA vihet në lëvizje

by informim

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), në krye me Rron Gjinovcin, kanë shprehur shqetësim për denoncimin që ka bërë profesori Enver Hasani ndaj dekanit të Juridikut Avni Puka, i cili sipas Hasanit ka mashtruar sepse nuk ka doktoraturë të kryer në Universitetin “La Sapienza” në Itali.

ORCA vlërëson se denoncimi i profesorit Hasani është “mjaftë serioz” si dhe ka kërkuar që ky rast të trajtohet në instancat më të larta të UP-së.

banner

ORCA me këtë reagim i është drejtuar rektorit Qerim Qerimi, ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, por asnjëri nga ta nuk e kanë komentuar akoma këtë çështje.Akoma nuk kan reaguar as nga rektori i UP-se e as nga dekani Avni Puka

Gazeta Express ka siguruar imellen që Rron Gjinovci ua ka dërguar disa personave, përfshirë rektorin Qerimi e ministren Nagavci, në të cilën u kërkon që për hirë të kredibilitetit ky rast të hetohet nga një trupë që nuk është vartëse e tyre.

Email i plotë:

Mediat publikuan të hënën letrën që profesori Enver Hasani ia ka dërguar rektorit të UP-së Qerim Qerimit në të cilën pohon se  autoritetet e Universitetit “La Sapienza” ia kanë konfirmuar se Avni Puka nuk ka kryer doktoratë në këtë institucion.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy