Xhafer Tahiri nga LDK ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka probleme personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se Kurti problemet me SHBA-në i ka për shkak të bindjeve të tij.
Ai ka thënë se Kurti frymëzohet nga ideologë të majtë.
“Është e qartë se Kurti ka një problem personal me SHBA-në, për shkak të bindjeve të tij të majta. Këtë bindje të tij po mundohet ta imponojë te qytetarët e Kosovës. Të gjithë ideologët e së majtës në Evropë, në shkrimet e tyre i referohen SHBA-së si fuqi imperialiste të shkekullit 21 dhe pretendojnë se shtetet duhet të zhvillojnë njëfarë sovraniteti përballë SHBA-së”, ka deklaruar Tahiri në DPT te Fidani.

Tahiri ka bërë një krahasim të mos-nënshtrimit të Kurtit ndaj ndërkombëtarëve dhe sipas tij nënshtrimit të tij dhe të tjerëve në VV para Dejona Mihalit, zyrtares së VV-së, e njohur për fuqinë e saj në parti.
“Fakti se z. Kurti dhe deptuetët e VV-së shiten si sovranista në studio televizive, ndërkohë që i nënshtrohen Dejona Mihalit, e kanë një kauzë të rrejshme të sovranizmit. Dejona Mihali është lindur e rritur në Shqipëri, ka ardhur për një kauzë këtu, nëse nuk ecën, kthehet atje”, ka thënë Tahiri.
Duke komentuar komentet e Kurtit ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Tahiri ka thënë se një shembull të tillë nuk e gjen në Evropë në 30 vitet e fundit.
“Ma gjeni një lider në Evropë, në 30 vitet e fundit, që e ka quajtur Sekretarin amerikan të Shtetit naiv. SHBA janë përkrahësi më i madh i shtetësisë së Kosovës. Na kanë mbështetur dhe na mbështesin si shteti, në ushtri, polici, ekonomi për të qenë shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë ai.