Tre policët e kidnapuar/ reagon sërish Kurti: Serbia ta ndalojë dezinformimin dhe të lirojë policët

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të lirojë tre policët e kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Kurti ka shrkuar në Twitter se tashmë është konfirmuar që policët janë zënë në pritë nga forcat serbe.

Ai ka kërkuar nga Serbia që ta ndalë dezinformimin.

“Tani kemi konfirmuar se 3 policët tanë të ndaluar ilegalisht u zunë në pritë dhe u rrëmbyen nga forcat serbe gjatë pushimit të përbashkët të drekës nga një patrullë rutinë kontrabande në territorin e Kosovës. I bëj thirrje Serbisë që të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Kurti.

Kidnapimi ka ndodhur më 14 qershor, ndërkaq sot Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka vizituar të burgosurit.

Ai e ka informuar kreun e ekzekutivit, Albin Kurtin për gjendjen e policëve.

Edhe bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Serbisë që policët t’i lirojë pa kushte

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy