Ish-trajneri i Real Madridit ka mbajtur një fjalim emocionues për një shoqatë që kujdeset për fëmijët e sëmurë
Emri i Zinedine Zidane është rikthyer ditët e fundit përsa i përket çështjes së stolit pas deklaratave të tij të fundit lidhur me dëshirat e tij për të ardhmen. Sido që të jetë, francezi është bërë protagonist edhe për një çështje që nuk ka lidhje me futbollin. Në fakt, Zizou mori pjesë në një aktivitet të një shoqate për fëmijët me kancer të quajtur “Le Point Rose”, për të cilën ai është dëshmtar, i paaftë të kontrollonte emocionet dhe lotët.
Ish-ylli francez, i cili në vitin 2019 duhej t’i thoshte lamtumirë vëllait të tij Faridit, i cili vdiq nga një tumor i pashërueshëm, mbajti një fjalim të shkurtër por domethënës: “Humbja e një fëmije është gjëja më e keqe ndonjëherë, të gjithë jemi dakord. Prindërit e mi e përjetuan dhe e di që është e vështirë. Unë jam mjaft me fat që kam fëmijë të shëndetshëm, por historia ime të prek ty dhe e jotja më prek mua. Prandaj as që mund ta imagjinoj…”.
Me zërin e tij të thyer nga lotët, Zidane vazhdoi: “Mund t’ju them vetëm një gjë: Jam krenar që jam dëshmitari i këtij projekti. Unë sinqerisht do të bëj gjithçka për të mbështetur të gjithë projektin dhe për të ndihmuar të gjitha këto familje. Jam krenar për ju, kjo është e sigurt, mos u shqetësoni”.