Armend Muja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për kapitalet e dyshimta që sipas tij hyjnë në Kosovë.
Ai në Pressing të T7, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka asgjë kundër mediave.
Sipas tij, investimet e dyshimta janë edhe në projekte të tjera, përmendi Portin e Durrësit.
“Dyshimet i ngris për dy investime, Porti i Durrësit e ka origjinën e njëjtë te kapitali, Braca Karic edhe Lukashenko, paratë e tyre të pista. Dhe për këtë ka evidencë që mund të paraqesë. Dyshimet lindin se a është zgjatur edhe ai kapital te platformat që neve na cenojnë stilin e jetesës”, ka thënë Muja.
Më tutje, ai ka thënë se për këto ka evidenca.
Ndërkaq, Bleirm Latifi e pyeti se apo bëjnë diçka për financimet e partive politike e organizatave fetare.